Mbreti i Arabisë Saudite Salman, ka kërcënuar se do të ndërmarrë veprim ushtarak nëse Katari vendosë një sistemi mbrojtës ajror rus, raporton francezja Le Monde.
Arabia Saudite, Egjipti, Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndërprenë marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike me Katarin vitin e kaluar, duke akuzuar Dohën për mbështetjen e terrorizmit, të cilin e mohon kjo e fundit, transmeton portali arbresh.info.
Katari dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje mbi bashkëpunimin ushtarak dhe teknik vitin e kaluar. Ambasadori i Katarit në Rusi u citua të thoshte në janar se ishte në bisedime për të blerë sistemet e mbrojtjes ajrore raketore S-400.
Le Monde tha se Saudi King Salman i kishte shkruar një letër presidentit francez Emmanuel Macron, duke shprehur shqetësimin e tij të thellë lidhur me negociatat midis Dohës dhe Moskës dhe mundësinë që Katari të mund të vendoste raketat.
“Mbretëria do të ishte e gatshme të merrte të gjitha masat e nevojshme për të eliminuar këtë sistem mbrojtës, duke përfshirë edhe veprimtarinë ushtarake”, citon Le Monde letrën që i është drejtuar Macronit.
Ajo tha se letra ishte dërguar “kohët e fundit”, por nuk ishte më specifike.
Salman kërkoi nga Macron ndihmën e tij për të parandaluar shitjen e raketave dhe për të ruajtur paqen në rajon, tha Le Monde./Arbresh.info/
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...