Ankaraja ka reaguar ashpër ndaj raportit të Komisionit Evropian (KE) mbi Turqinë për vitin 2020.
Një deklaratë e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme në lidhje me raportin thekson se Raporti i KE-së për Turqinë (2020) edhe këtë vit pasqyron qasjen e Bashkimit Evropian (BE) me paragjykime, larg të qenurit konstruktiv dhe me një standard të dyfishtë.
“Edhe në këtë raport, Bashkimi Evropian (BE) e kritikon vendin tonë me argumente të pabaza ndërsa nuk flet aspak për përgjegjësitë dhe zotimet e veta që nuk i ka përmbushur. Në veçanti, kritikat paragjykuese, të padrejta dhe jo-proporcionale që përfshin raporti në veçanti në lidhje me sistemin tonë qeverisës, zgjedhjet, të drejtat themelore, disa vendime gjyqësore dhe administrative, masat legjitime të marra në luftën kundër terrorizmit, si dhe në lidhje me politikat tona të jashtme, të sigurisë dhe ekonomike, tregojnë se sa larg shkon raporti nga objektiviteti”,- thuhet më tej në komunikatë.
“Pjesët e raportit të Komisionit Evropian për Turqinë (2020) në lidhje me Mesdheun Lindor, Egjeun dhe Qipro bazohen tërësisht në tezat e Greqisë dhe palës grekoqipriote. Kjo e njollos neutralitetin e Komisionit. Ne e hedhim poshtë këtë pikëpamje të njëanshme dhe të paligjshme që nuk kontribuon as në zgjidhjen e problemit të Qipros dhe as në stabilitetin në Egje dhe Mesdheun Lindor”,- përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme turke./trt shqip
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale