Kancelarja Angela Merkel ka thënë se Gjermania ka një përgjegjësi të pafund për të kujtuar krimet e luftës të nazistëve, pasi ajo bëri udhëtimin e parë kur ishte në detyrë në kampin e vdekjes së Aushvicit në Poloni.
Përgjegjësia ishte “pjesë e identitetit tonë kombëtar”, tha ajo, transmeton portali arbresh.info.
Vizita e saj vjen në mes të një rritje të antisemitizmit gjerman dhe përpara 75 vjetorit të çlirimit të kampit.

Regjimi nazist vrau rreth 1.1 milion njerëz, shumica dërrmuese e tyre hebrenj, në Aushvic – Birkenau.
Zonja Merkel u shoqërua në vizitën e saj nga kryeministri polak Mateusz Morawiecki dhe një i mbijetuar nga kampi i vdekjes, 87-vjeçari Bogdan Stanislaw Bartnikowski.
“Kujtimi i krimeve … është një përgjegjësi që nuk mbaron kurrë. Ai i përket në mënyrë të pandashme vendit tonë,” tha zonja Merkel.

“Të jemi të vetëdijshëm për këtë përgjegjësi është pjesë e identitetit tonë kombëtar, të vetëkuptuarit tonë si një shoqëri e shkolluar dhe e lirë … një demokraci”.
Gjermania vazhdoi të kishte “turp të thellë” për atë që ndodhi në Aushvic-Birkenau.
“Nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjen tonë,” tha zonja Merkel.
Zonja Merkel pranoi gjithashtu ngritjen e antisemitizmit në vendin e saj, duke thënë për të luftuar atë “historia e kampeve shfarosëse duhet të ndahet”./arbresh.info/
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar