Angela Merkel thotë se çertifikatat dixhitale të vaksinimit, të cilat do të lejojnë njerëzit të udhëtojnë në Europë pavarësisht nga pandemia, ka të ngjarë të jenë në dispozicion para verës.
“Të gjithë ranë dakord se na duhet një çertifikatë dixhitale e vaksinimit,” tha Angela Merkel në një konferencë shtypi pas samitit të BE, i cili po mbahet online, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info
Kancelarja gjermane shtoi se Komisionit Europian do t’i duhen rreth tre muaj për të zhvilluar një bazë teknike për dokumente të tilla.
Krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian folën për herë të fundit katër javë më parë. Strategjia e vaksinimit, shtypja e mutacioneve të virusit, kufizimet e udhëtimit dhe konfirmimet e vaksinimit ishin në rendin e ditës. Në video konferencën e sotme, temat janë siç u paralajmëruan – saktësisht të njëjtat./arbresh.info/
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...