Aleksandër Stub nga partia e Qendrës së Djathtë ‘Koalicioni Kombëtar’, është zgjedhur president i Finlandës pas një gare të ngushtë me rivalin e Partisë së Gjelbër, Peka Havisto.
Stub u zgjodh presidenti i ardhshëm i Finlandës të dielën. Në raundin e dytë, ai mori 51.6 për qind të votave dhe kandidati rival, Peka Havisto, 48.4 për qind, njoftojnë mediet finlandeze, transmeton RTKlive.
Sipas ekspertëve, zgjedhjet presidenciale ishin shumë të rregullta dhe paqësore.
Bashkëpartiakja e presidentit të sapozgjedhur, Aleksandës Stub, Elina Valtonen, ministre e Jashtme e Finlandës, vlerëson se me zgjedhjen e Stubit për president të vendit, linja e politikës së jashtme e Finlandës nuk do të ndryshojë shumë.
Megjithatë, zgjedhjet presidenciale në Finlandë u përshkua edhe me kërcënime nga ana e Rusisë për luftë bërthamore.

KQZ thotë se emrat e kandidatëve për deputetë do t’i nënshtr...
Kanye West në Tiranë, koncerti gjigant pritet t’i sjellë 120...
17 intervenime në Prishtinë e Fushë Kosovë nga erërat e fort...
Vjosa Osmani prezanton Albulena Bilallin si kandidate për de...
Zyrtari i Pentagonit: Lufta me Iranin deri tani ka kushtuar ...
Lah Brahimaj nuk garon për deputet në zgjedhjet e 7 qershori...