Në veri të Vietnamit, vajzat po zhduken. Këto vajza, disa 13 vjeçe, janë viktima të trafikimit të nuseve, pasi janë rrëmbyer dhe dërguar në Kinë për t’u shitur për martesë.
Sipas organizatës për të drejtat e fëmijëve “Plan International”, ky lloj i martesës së detyruar ka qenë në rritje të ngadaltë, por në mënyrë të qëndrueshme gjatë dekadës së kaluar.
Në Kinë praktikohet politika e një fëmije për familje, e preferenca tyre për djem ka sjellë një ulje të ndjeshme të femrave për martesë, çka i detyron një pjesë të madhe prej tyre të martohen me femra që vijnë nga shtete të tjera, shkruan /Top Channel
Fotografi Vincent Tremeau udhëtoi për në Vietnam me Kirsty Cameron nga “Plan International” për t’u takuar me familjet e këtij fshati ku vajzat rrëmbehen, jo pak herë.

“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...
15 ditë afat për presidentin, pushteti e opozita pa lëvizje ...