Qeveria e Turqisë është akuzuar për fshehjen e të dhënave të koronavirusit pasi ministri i Shëndetësisë pohoi se në numrin e përgjithshëm të rasteve përfshihen vetëm ato raste që tregojnë simptoma, jo edhe ato qe nuk tregojnë simptoma.
Arbresh.info transmeton se gjatë një konference për media, Fahrettin Koca tha se që nga 29 korriku nuk është publikuar numri i rasteve pozitive pa simptoma.
Kur u pyet për numrin e rasteve ditore, ministri injoroi pyetjen.
“Ne jemi duke folur per personat e infektuar që tregojnë simptoma. Ne japim këtë numër për raste ditore,” tha Koca.
Turqia, të mërkurën ka raportuar 1,391 raste të reja dhe 65 viktima. Deri më tani në Turqi janë shënuar 318 mijë të infektuar dhe 8,195 viktima nga koronavirusi, shkruan The Guardian./arbresh.info/
Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për st...
Trump: Udhëheqësi i lartë i ISIS-it u vra nga forcat amerika...
Rama ndan momente nga vizita në Estoni
Rriten çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.61 euro për li...
Pas një konflikti në Vushtrri dyshohet për të shtëna, polici...
Aksident i rëndë në New York: Vetura humb kontrollin dhe god...