Aktori i Bollivudit shpallet fajtor për gjueti pa leje

08:55 | 5 Prill 2018

Një gjykatë indiane ka shpallur fajtor superyllin e Bollivudit Salman Khan për gjueti pa leje të një antilope të rrallë në vitin 1998.

Kahn vrau dy antilopa, të species së mbrojtur në shtetin perëndimor të Raxhastanit kur po xhironte një film, transmeton portali arbresh.info.

Tre aktorë të tjerë gjithashtu kishin aktakuzë, por që u liruan nga një gjykatë në Jodhpur.

Khan tani mund të përballet me një deri në gjashtë vjet në burg. Ai mund të apelojë kundër verdiktit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara