Aktivistja gjermane Hella Mewis është rrëmbyer nga njerëz të armatosur të panjohur në kryeqytetin e Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Një polic irakian, Ahmad Khalaf, për AA tha se Mewis, e cila po ashtu është shefe e departamentit të kulturës në Institutin Gjerman Goethe në Bagdad, u rrëmbye në orët e mbrëmjes së kaluar pranë zyrës së saj në rrugën Abu Nuwas.
Ai tha se ekipet nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga Ministria e Brendshme, si dhe policia po kontrollojnë zonën.
Deri më tani asnjë grup nuk e ka marrë përsipër rrëmbimin.
Mewis është një aktiviste me detyrat e saj në institutin Goethe, një institut kulturor gjerman që vepron në gjithë botën me të paktën 159 institute në 98 vende. Ajo punon në Qendrën Gjermane të Arteve Tarkib, e cila organizon festivale çdo vit për të mbështetur të rinjtë në Bagdad.
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...