Afrika mund të bëhet epiqendra ere e shpërthimit të koronavirus, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).
Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara thonë se ka gjasa që pandemia të vrasë të paktën 300,000 njerëz në Afrikë dhe të çojë në varfëri rreth 30 milionë, transmeton portali arbresh.info.
Javën e shkuar në Afrikë ka pasur shtim të dukshëm të rasteve me koronavirus.
Ka pasur të paktën 1,000 vdekje dhe pothuajse 19 mijë infeksione përgjatë Afrikës, deri më tani shkallë më e ulët se në pjesë të tjera të Evropës dhe SHBA-ve.
Komisioni Ekonomik i KB për Afrikën – i cili paralajmëroi se 300,000 mund të vdisnin – bëri thirrje për një rrjet sigurie prej 100 miliardë dollarë për kontinentin, përfshirë ndalimin e pagesave të borxhit të jashtëm.
OBSH thotë se virusi duket se po përhapet larg kryeqyteteve afrikane.
Gjithashtu thuhet se kontinentit i mungojnë respiratorët për t’u marrë me një pandemi.
Më shumë se një e treta e popullsisë së Afrikës nuk ka qasje në furnizime adekuate të ujit dhe gati 60% e banorëve të qytetit jetojnë në lagje të mbipopulluara – kushte ku virusi mund të lulëzojë./arbresh.info/
AUV tërheq nga tregu produktin ushqimor për foshnje Aptamil
Të paktën 7 të vdekur në SHBA si pasojë e stuhisë dimërore
PSRK me aksion në ndërmarrjen ‘Ekoregjioni’, bas...
Drake shfaqet sërish me simbolin kombëtar shqiptar
42 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundi...
Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa zona të Prishtinës