Në provincën jugore Kandahar është sulmuar shtabi zgjedhor i presidentit aktual Ashraf Ghani, i cili do të jetë kandidat edhe në zgjedhjet presidenciale të 28 shtatorit
Të paktën tre civilë kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me bombë ndaj një shtabi zgjedhor në provincën Kandahar në jug të Afganistanit/
Jamal Nasser Barikzey, zëdhënës i policisë në Kandahar, tha për AA se bëhet fjalë për një bombë të vendosur në hyrje të shtabit zgjedhor të presidentit aktual dhe kandidatit për president Ashraf Ghani.
Barikzey tha se në mesin e tre të vdekurve gjendet edhe një fëmijë dhe se shtatë persona kanë ngelur të plagosur.
Ende asnjë organizatë nuk e ka marrë përsipër sulmin.
Ndryshe zgjedhjet presidenciale në Afganistan do të mbahen më 28 shtator./AA
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit