Me 78 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 60.431.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 8.404 raste të reja me COVID-19, prej të cilëve 709 janë shtruar në spital, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.665.103.
Lari theksoi se 3.760 pacientë të prekur me COVID-19 po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv dhe shtoi se numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 1.420.958.
Ajo informoi se deri më tani në vendin me një popullsi prej rreth 83 milionë banorësh janë kryer 11.092.900 teste për COVID-19.
Zëdhënësja tha se sipas situatave të rrezikut në vend 11 qyteza janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm të “kuq” dhe 32 qyteza si zona “portokalli”, 251 qyteza si zona të “verdha” dhe 154 qyteza si zona “blu”.
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...