Deputetja ukrainase Ivanna Klympush-Tsintsadze ka thënë se Ukraina “duhet të mbijetojë” në luftën e saj kundër Rusisë dhe do të vazhdojë të “shtyjë” kundër Kremlinit, shkruan SkyNews, transmeton arbresh.info.
Duke folur nga Kievi, ajo tha se luftimet dhe bombardimet ruse po vazhdonin në rajonet lindore, veriore dhe jugore të Ukrainës.
Gjithashtu shtoi se ishte e rëndësishme që kishte një “vrull të vazhdueshëm” mbështetjeje që vinte në Ukrainë, sepse “cilësia dhe sasia e armatimit” nga partnerët ishte “kritike”.
“Ne nuk kemi shumë opsione në tryezë, duhet të mbijetojmë. Në këtë luftë, agresori ka ardhur të na fshijë nga harta e botës dhe ne duam të jetojmë dhe të ndërtojmë vendin tonë për të ruajtur kombin tonë.
Ne duhet të fitojmë dhe kjo mund të kërkojë gjithë vendosmërinë, kjo mund të kërkojë të gjithë aftësinë tonë për të luftuar dhe për fat të keq tashmë duhen shumë jetë ukrainase nga ushtria dhe gjithashtu nga civilët”, tha ajo.
Deputeti ukrainas vazhdoi duke thënë se vizita e Boris Johnson në Kiev këtë javë ishte “jashtëzakonisht e vlerësuar” dhe se vendi ishte “mirënjohës për udhëheqjen e tij”. /arbresh.info/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...