Dje në Kanada u regjistrua vdekja e parë e një pacienteje 54 vjeçare me mpiksje të rrallë të gjakut pas marrjes së vaksinës anti-covid “AstraZeneca”.
Viktima ishte nga provinca e Kuebekut, ndërsa Kanada deri më tani ka raportuar së paku pesë raste të pacientëve me mpiksje të gjakut pas vaksinimit, shkruan “Reuters” transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, zyrtarët e shëndetit publik vazhdojnë të thonë se përfitimet e vaksinës ua marrin anën rreziqeve të mundshme.
Agjencia e Shëndetit Publik në Kanada tha se raportet për mpiksje të gjakut me numër të vogël të trombociteve te personat e vaksinuar me vaksinën e “AstraZeneca”-s janë serioze por shumë të rralla.
Ndryshe në mesin e rasteve të para me këtë problem shëndetësor në Evropë nga grupi i personave që e morën vaksinën në fjalë, 40 për qind e pacientëve kanë vdekur. / arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...