Ushtria e Mianmarit ka nisur sulmet ajrore në një qytet që njihet si bastion i opozitës ndaj grushtit të shtetit të kryer dy vjet më parë.
Dëshmitarët dhe mediat lokale thanë se dhjetëra njerëz u vranë dhe u plagosën në sulmin të marten, një nga më të këqijtë që kur ushtria mori kontrollin e vendit.
Duke cituar banorët në zonën e Sagaing, rreth 110 km (45 milje) në perëndim të qytetit kryesor Yangon, të paktën 50 persona, përfshirë fëmijë, vdiqën në qytetin e Pazigyi.
Sulmet ajrore ndodhën ndërsa banorët u mblodhën për inaugurimin e një zyre administrative./abcnews
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...