Në prani të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, u nënshkrua kontrata për ndërtimin e 35 kilometrave gardh shtesë përgjatë kufirit të Greqisë me Turqinë.
Gjatë nënshkrimit të kontratës të premten, Mitsotakis përsëriti se plani është shtrirja e barrierës kufitare në 140 kilometra. Kryeministri grek tha se do të vazhdojë të kërkojë financim për ndërtimin e barrierës nga fondet evropiane në të gjitha nivelet, njofton “Greek Reporter”.
99.2 milionë euro do t’i kushtojë shtetit grek ndërtimi i një gardhi metalik, pesë metra i lartë. Kontrata u nënshkrua nga ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarëve, Takis Theodorikakos dhe përfaqësues të kompanive të ndërtimit, TERNA dhe Intrakat Group.
Gjatësia aktuale e gardhit kufitar midis Greqisë dhe Turqisë, për të cilën qeveria greke vlerëson se ka parandaluar hyrjen e paligjshme të rreth 250 mijë emigrantëve në vitin 2022, është 37.5 kilometra./euronews
Situata në veri, rritet bojkotimi i produkteve serbe
Sulmohet përsëri vetura e Policisë në veri
Dua Lipa kritikon ministrat britanikë për atë që thanë rreth...
Mediat gjermane me analizë, tregojnë kush përfiton nga trazi...
Pamje mahnitëse, Rama poston videon nga Kukësi
Ngec legalizimi i kanabisit në Europë, Gjermania e nervozuar...