3 shtetet me numrin më të lartë të qytetarëve të vaksinuar

12:28 | 25 Shtator 2021

Mësohet se Portugalia është vendi me shkallën më të lartë të vaksinimit në botë, sipas shifrave nga Our World In Data, përcjell albinfo.ch.

Siq e dimë që të gjitha shtetet tashmë kanë filluar vaksinimin e qytetarëve, dhe vetëm tri prej tyre kanë numrin më të lartë të vaksinimit.

Me një popullsi prej 10.3 milionë banorë, Portugalia tashmë ka vaksinuar plotësisht 84% të saj. Kjo është norma më e lartë në botë, dhe paraprinë Emiratet e Bashkuara Arabe (80.8%) dhe Singaporin (77.3%) dhe është shumë më përpara se 61.6% e popullsisë së vaksinuar në 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

Qëllimi i Portugalisë për të vaksinuar plotësisht 85% të popullsisë së saj tani është i arritshëm dhe vendi pritet të lehtësojë disa nga masat e vendosura për të frenuar përhapjen e virusit.

Kufizimet kufitare janë aktualisht në fuqi vetëm me personat që udhëtojnë nga vendet anëtare të BE/EEA, si dhe 20 vende të tjera, përfshirë SHBA, Kanadanë, Australinë, Zelandën e Re, Japoninë dhe Singaporin, të lejuara për arsye jothelbësore, me kusht që të tregojnë dëshmi të vaksinimit ose një test negativ. Të gjithë duhet të plotësojnë një Formularin e Lokalizimit të Pasagjerëve.

Në fuqi janë gjithashtu edhe kufizimet e kapaciteteve për bare, restorante, vende kulturore dhe në eventet familjare, siç janë dasmat dhe pagëzimet, ndërsa kërkohet një certifikatë shëndetësore e Covid për të hyrë në vende të caktuara, ngjarje të mëdha, klasat grupore në palestra dhe restorante gjatë fundjavës dhe gjatë festave publike.

Së bashku me rritjen e numrit të vaksinimeve, shkalla e infeksionit dhe shtrimet në spital për shkak të virusit kanë rënë në nivelin më të ulët për gati 18 muaj, transmeton /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara