Merkel merr vaksinën AstraZeneca të premten

14:37 | 15 Prill 2021

Angela Merkel do të marrë vaksinën AstraZeneca nesër, në një lëvizje të vendosur për të rritur besimin në vaksinën e Oksfordit në të gjithë Bashkimin Evropian.

Kancelarja gjermane do të bëjë vaksinimin e saj të parë kundër koronavirusit këtë javë.

Sipas ËELT, politikanja e CDU-së do të vaksinohet me vaksinën AstraZeneca të premten.

Merkel është mbi 60 vjeçe dhe kështu hyn në grupin e personave që kanë të drejtë për vaksinat AstraZeneca në Gjermani.

Disa ditë më parë, zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert njoftoi se Merkel dëshironte të vaksinohej së shpejti.

Merkel nuk është figura e vetme politike që pranoi të vaksinohej me vaksinën anglo-suedeze në një përpjekje për të rivendosur besimin ndaj saj.

AstraZeneca është vaksina e vetme e cila ka ardhur deri tani në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara