Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave pas aksidentit fatal në Itali që mori jetën e 21 turistëve.
“Aksidenti fatal i mbrëmshëm në Mestre u mori jetën 21 turistëve të ardhur për të kaluar disa ditë të pushimit në Itali. Aty kishte edhe fëmijë. Pati edhe shumë të lënduar. Ngushëllime familjeve të viktimave e të lënduarve shërim të shpejtë”, shkruan Pacolli.
Mbrëmjen e djeshme një aksident tragjik ndodhi në Venecia, Itali, ku si pasojë e një rrëzimit të autobusit nga ura, humbën jetën 21 persona dhe u plagosën 18 të tjerë.
Ishte një autobus që u rrëzua nga një mbikalim në qytetin Mestre duke rënë mbi shinat e trenit, raporton La Repubblica transmeton Arbresh.info.
Autobusi fluturoi rreth 10 metra në mbikalimin e rrugës lidhëse që të çon nga Mestre në drejtim të Marghera dhe autostradës A4./Arbresh.info/
Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat pë...
Gjenerali i lartë rus vritet në një shpërthim në Moskë
Tentim vrasje në Gjakovë, të dyshuarit ikin nga vendi i ngja...
Rama ndan fotoalbumin e javës
KQZ sot mban mbledhje
Juve ngec në bisedime për rinovimin e kontratës me Yildiz, n...