Pasi nuk u lejua ta merrte të birin as në shtëpi, babai i Alfie Evans tha për mediat se mjekët e spitalit Alder Hey i urrenin, i shihnin me përçmim ngaqë i kanë luftuar për gjithë këto ditë.
Mjekëve ndërkohë u është kërkuar nga eprorët që të mos dalin jashtë spitaleve me uniformë, për shkak të mbështetësve të Alfie-t që sa vijnë e shtohen, edhe nga vende të tjera të botës.
Shumë mjekë raportojnë se janë sharë e ofenduar vazhdimisht. Disa mbështetës edhe i kanë kërcënuar me jetë e madje kanë thënë se do të djegin spitalin. Policia ka rrethuar spitalin dhe po monitoron protestuesit edhe në media shoqërore.
Dy-vjeçari ka që të hënën i shkëputur nga pajisjet e frymëmarrjes, por ndryshe nga ç’parashikohej, ka tre ditë që mbijeton me forcat e veta. Prindërit donin ta çonin në Itali, ku “Spitali i Papës për Fëmijë” është i gatshëm ta mbajë në jetë, por gjykata nuk i lejoi ta nxirrnin nga Anglia. vrasje./tch


Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesi...
Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spi...