Qindra të evakuuar nga zjarri në ishullin Guanaja

11:38 | 3 Tetor 2021

Një zjarr i madh ka shpërthyer në ishullin turistik të Honduranit, Guanaja, ku i ka shkatërruar qindra shtëpi dhe ka detyruar qindra banorë të evakuohen.

Autoritetet e atjeshme kanë vënë nën kontroll zjarrin, shkruan BBC.

Nga zjarri janë plagosur tre persona, i cili kishte filluar në orët e para të së shtunës, thanë zyrtarët.

Akoma nuk dihet se cilat ishin shkaqet për zjarrin. Guanaja, është një ishull me sipërfaqe prej 19 kilometrave katror, është një nga tre ishujt Bay të Hondurasit dhe të ardhurat kryesore janë nga turizmi.

Lajmet më të lexuara