80 mijë njerëz u larguan nga Gaza veriore përmes një korridori evakuimi të enjten, tha Koordinatori i Aktiviteteve Qeveritare të Izraelit në Territore (COGAT) në një deklaratë në mediat sociale.
Shifrat e shpallura nga COGAT shënojnë një rritje të evakuimeve në krahasim me një ditë më parë, kur 50,000 njerëz u evakuuan veriun e Gazës, sipas shifrave nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.
?For the 5th consecutive day, the @IDF opened an evacuation corridor to allow Gazans to move south for their safety. pic.twitter.com/hQdfZr5QSj
— COGAT (@cogatonline) November 9, 2023
Ushtria izraelite hapi korridoret e evakuimit disa herë këtë javë për periudha disa orëshe, një model që u duk se u zyrtarizua të enjten kur Shtëpia e Bardhë njoftoi se Izraeli kishte rënë dakord të vazhdonte me pauzat e përditshme katër-orëshe në operacionet ushtarake në zonat e Gazës veriore.
Një zëdhënës i IDF përsëriti të enjten se nuk ka armëpushim në zonë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kjo mund të ndodhë vetëm me lirimin e të gjithë pengjeve të Hamasit./abcnews.al
Izraeli dhe Libani vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe pa...
Certifikohen 12 zyrtarë policorë për operim me dronë, polici...
Flet Mërgim Lushtaku për media: Sami Lushtaku ende nuk është...
OVL e UÇK-së thirrje qytetarëve: Nisuni drejt Skenderajt për...
Mërgim Lushtaku po qëndron para Stacionit të Policisë në Ske...
Dalin në shitje biletat për sfidat kundër Izraelit dhe Lukse...