Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka njoftuar se doza e tretë e vaksinës kundër Covid-19 do të jetë e gatshme pëër grupet e ndjeshme këtë muaj.
“E kemi dozën e tretë në Itali. Do të fillojmë në shtator me pacientët e ndjeshëm si në onkologji dhe pacientët me transplante”, tha Speranca.
Ai gjithashtu sugjeroi që Italia së shpejti mund ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për të rriturit, siç u la të kuptohet javën e kaluar në një konferencë për gazetarë nga Kryeministri Mario Draghi.
Draghi tha se italianëve mund t’iu bëhet i obligueshëm vaksinimi posa Agjencia Evropiane e Ilaçeve ta japë miratimin e saj të kushtëzuar për katër vaksina, shkruan The Guardian, transmeton Express.
Ministri italian i Administratës Publike, Renato Brunetta, tha se nëse vendi nuk e arrin së shpejti shkallën e vaksinimit në 80 deri 90 për qind, qeveria do të miratojë një ligj për ta bërë vaksinimin të detyrueshëm për të gjithë ata që e kundërshtojnë. “Një vendim do të merret në fund të muajit”, tha ai.
Ndryshe, sipas Agjencisë Kombëtare të Statistikave, jetëgjatësia mesatare në Itali ka rënë për 1.2 vjet vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Italia është e dyta në botë, pas Japonisë, sa i përket përqindjes së popullsisë së moshuar.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...