Një tërmet i fortë regjistrohet në Turqi

09:59 | 4 Gusht 2021

Në ujërat e qytezës Datça, në provincën turke Muğla në bregun e Detit Egje, është regjistruar një tërmet me fuqi prej katër ballë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Menaxhimit të Situatave Emergjente (AFAD) tha se tërmeti u regjistrua në ora 09:00 të mëngjesit sipas kohës lokale në një thellësi prej 7.04 kilometrash.

Epiqendra ishte 48.17 kilometra nga Datça​​​​​​​.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara