Bullgaria shkëputet nga Turqia në vitin 1878, në kuadër të traktatit të paqes nënshkruar në Shën Stefan (afër Stambollit) midis Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane.
Traktati i Shën-Stefanit i shkëpuste Perandorisë Osmane shumë prej zotërimeve në Ballkan, gjë që shkaktoi edhe shqetësime rreth shtrirjes së ndikimit rus nëpërmjet një Bullgarie të madhe.
Në të vërtetë, kundërshtimin më të rreptë traktati e pati nga Anglia dhe nga Austro-Hungaria. Për këtë arsye, u vendos që traktati të rishikohej nga një kongres i posaçëm i Fuqive të Mëdha, (Kongresi i Berlinit, 13 qershor 1878).
Në prag të kongresit, atdhetarët shqiptarë, 300 përfaqësues të të gjitha krahinave shqiptare, themeluan Lidhjen e Prizrenit për të dalë me një zë të përbashkët me kërkesat e tyre; Çështja ishte se shumë prej trojeve që i merreshin perandorisë osmane u përkisnin shqiptarëve, dhe kjo çështje as që u përfill nga Kongresi i Berlinit, ku kancelari Bismark është cituar të ketë thënë “Shqipëria është shprehje gjeografike”.
Pas kësaj Lidhja e Prizrenit u hodh në luftë të armatosur për mbrojtjen e trojeve shqiptare, deri sa u shtyp me dhunë nga Perandoria Osmane më 1881.
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...