Një shprehje thotë “ Jetë gjati nuk bëhet jetë shkurtër”dhe ky është rasti ku gjen zbatim. Një 102 vjeçare e quajtur Mildred Geraldine ka arritur të mposhtë 3 sëmundje të rënda gjatë gjithë jetës së saj.
Kur u pyet për pandeminë që po kalojmë tha vetëm:-“ Nuk ishte dhe aq keq!“
Ajo ka treguar se kur ishte fëmijë e zuri gripi spanjoll i 1918-ës ku ishte e vogël dhe shpëtoi për fat të mirë. Në vitet 80 dhe 90 ajo i mbijetoi kancerit të gjirit. Ndërsa në muajin maj ajo u infektua nga Covid-19 dhe sërish është shëndoshë e mirë.
“Unë me të vërtetë mendoj se pasi kalova gripin e vitit 1918 gjithçka ndryshoi në trupin tim për mirë, u bëra më e fortë. “tha ajo. “Asnjëherë nuk kam pasur ftohje ose sëmundje derisa u sëmura me kancer, dhe madje edhe atëherë u shërova. Ka vetëm një shpjegim nëna natyrë mendon se kam vdekur në 1918 dhe më injoron gjithë kohës”- ka thënë ajo duke qeshur.
Pas këtyre eksperiencave jetësore ajo kalon vështërisitë duke u bazuar në dy rregulla që ka vendosur:
Fokusohu tek perspektiva!
Gjej balancën në jetë!
Një 36-vjeçar gjendet pa shenja jete në Prizren
Haxhiu: Ende pa vendim për Presidentin, Kurti dhe Osmani pri...
Policia e Shqipërisë në gatishmëri, apel për kujdes në akset...
Duka reagon pas rinovimit të Sylvinhos: Vazhdojmë së bashku ...
Fillon bora në Bogë
Osmani takoi familjet e prekura nga vërshimet në Gjakovë dhe...