Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë të ditur se ka biseduar me partnerët e tyre, teksa konfirmoi se po vazhdojnë mbështetjet për Ukrainën.
Biden paralajmëroi kosto të rënda për Rusinë, nëse ajo e vazhdon eskalimin e situatës.
“Ne po vazhdojmë mbështetjen tonë për popullin ukrainas, teksa ata po vazhdojnë ta mbrojnë vendin e tyre dhe pohuam gatishmërinë tonë për të vazhduar që t’i imponojmë Rusisë kosto të rënda nëse ajo nuk e qetëson situatën”, ka thënë Biden.
Kujtojmë se sot është dita e pestë prej kur trupat ruse kanë shkelur tokën e Ukrainës, duke tentuar pushtimin e saj, teksa Rusia është përballur me disa sanksione të ashpra ekonomike nga ShBA-ja dhe Perëndimi.
Horoskopi ditor
Të dielën priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës paralaj...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...