Nesër, duke filluar nga ora 12:00 kandidatët e pranuar në studimet e doktoratës në Fakultetin Ekonomik, do të protestojnë para rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Arsyeja për protestimit thuhet se është moskthimi i përgjigjes nga ana e rektorit në lidhje me ankesën e bërë nga ta.
Ankesa e tyre është bërë për vendimin që Senati i UP-së ka marrë më 24 dhjetor të vitit të kaluar, për ta përsëritur testin pranues në studimet e doktoratës.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë që ditën e Premte më datë 26.03.2021, nga ora 12 deri 12 e 30 do të organizojmë protestë përballë rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Arsyeja e protestës është moskthimi i përgjigjes nga ana e rektoratit për ankesën e bërë nga kandidatët e pranuar në studimet e doktoratës në Fakultetin Ekonomik.
Ankesa jonë është bërë për vendimin që është marr nga Senati i UP me datën 24.12.2020 për përsëritjen e provimit pranues në studimet e doktoratës.
Rusia e shpall Deutsche Wellen “organizatë të padëshirueshme...
AAK nesër e hap fushatën zgjedhore në ora 18:00 në Prishtinë
Osmani udhëton në Bruksel, përfaqëson Kosovën në Samitin e L...
Nga elektronika tek ushqimi: Kosova shpenzoi gati 900 milion...
Sllovaki, vullnetarët pastrojnë mbeturinat e grumbulluara në...
15 zyrtarë të Shërbimit Korrektues trajnohen në Danimarkë