Sot, është shënuar 48 vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
E në ditën e themelimit Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, ka uruar menaxhmentin, stafin akademik e administrativ dhe gjithë studentët, shkruan arbresh.info.
Bytyqi e ka quajtur këtë ditë historike, e cila barët peshën e kultivimit të dijes dhe përgatitjes së kuadrove.
Ky është urimi i tij i plotë:
15 shkurti shënon ditën e themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ngjarjen e jashtëzakonshme historike, e cila bartë në vete peshën e kultivimit të dijes dhe përgatitjes së kuadrove, të cilat u bënë prijës të zhvillimeve të rëndësishme në historinë e Kosovës.
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është sinonim i lëvizjes kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ashtu sikurse sot që është sinonim i dijes, shkencës dhe inovacionit, të cilat domosdoshmërisht ndërlidhen me zhvillimin e shtetit tonë.
Sot kur po shënojmë 48 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, zotohemi se do të vazhdojmë rrugën dhe traditën të cilën ky institucion ka ndërtuar ndër vite.
Duke uruar menaxhmentin, stafin akademik, stafin administrativ dhe studentët e këtij Universiteti për këtë ditë me rëndësi historike, uroj që së bashku të vazhdojmë angazhimin tonë drejt arritjes së qëllimeve tona, në ndjekjen e ritmit të zhvillimeve bashkëkohore dhe ndërkombëtarizimin e dijes dhe shkencës.
Urime 48 vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”./arbresh.info/
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale