Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, së bashku me stafin e tij dhe zyrtarë të MAShT, si dhe mësimdhënës e studentë, kanë ndezur qirinj para Teatrit Kombëtar të Kosovës, në shenjë nderimi për jetën dhe veprimtarinë e presidentit George H.W.Bush, i cili ndërroi jetë ditë më parë.
“Ky respekt është sepse ka bërë shumë për popullin tonë dhe për Kosovën, në vitet kur ishte në pyetje ekzistenca jonë dhe humbja e shpresës. Ishte presidenti Bush tashmë i ndjerë, i cili i pari dha një sinjal dhe një shpresë të madhe për popullin tonë, kur edhe vendosi vijat e kuqe”, tha me këtë rast ministri Bytyqi.
Ky organizim është bërë me iniciativën dhe vendimin e ministrit Bytyqi në shenjë respekti, mirënjohje dhe vlerësimi për veprimtarinë politike të ish presidentit amerikan, z. George H.W. Bush.
Me këtë vendim të Ministrit, po ashtu, të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar, orën e parë të mësimit, sot ia kushtuan raporteve mes shtetit të Kosovës dhe ShBA-ve, si dhe përkushtimit të ish presidentit George H.W. Bush për çështjen e Kosovës në momente të rëndësishme historike./arbresh.info

Radoniqi: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të s...
Platini: Komplot për të më larguar nga presidenca e FIFA-s
Hargreaves: Pavarësisht rezultateteve, bashkëpunimi i partiv...
Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kosovës
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100