Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë ministren në detyrë të Arsimit, Arbërie Nagavci, sot vizitoi Qendrën e Kompetencës në Skenderaj, me rastin e mbajtjes së provimit praktik të nxënësve në mësimin dual, përkatësisht në profilin murator dhe punëtor të ngjashëm.
Ai u shpreh i gëzuar që ndodhet në Qendrën e Kompetencës e cila është bazë e zhvillimit të sistemit dual në Kosovë, e që lidhë arsimimin profesional me tregun e punës, përcjell Arbresh.info.
“Arsimi dual në profilin murator dhe punëtorë të ngjashëm ka filluar në vitin shkollor 2022/23. Planprogrami është hartuar sipas dhe nga ekspertët e fushës. Siç parasheh udhëzuesi, nxënësit kanë përfunduar tri vjet shkollim gjatë të cilëve 52% ka qenë pjesë praktike në ndërmarrjet përkatëse, dhe tash i nënshtrohen testeve teorike dhe praktike për certifikim”, thuhet në njoftimin nga ZKM.

“Sistemin dual e kemi mësuar pikërisht nga Gjermania dhe Zvicra nga mërgata jonë, nga bashkatdhetarët tanë atje dhe e kemi thënë edhe më herët që, nëse fjala më e famshme gjermane në shekullin XX, në Kosovë ka qenë Gastarbeiter, tash jemi të interesuar që fjala më e famshme të jetë, Ausbildung. Pra, Ausbildung bëhet fjala më e famshme gjermane në Kosovë dhe ta marrin modelin gjerman, ashtu që t’i kemi edhe produktet sikurse në Gjermani, por edhe punëtorët sikurse në Gjermani. E këtu duhet ta falënderojmë Fondacionin “Besa” nga Augsburgu, Ilir Seferin, i cili ka dhënë gjithashtu një kontribut që sistemi dual që ky e ka praktikuar në Gjermani të ndërtohet bashkërisht me institucionet e shtetit dhe me këtë Qendër të Kompetencës në Skenderaj edhe këtu në Kosovë”, tha Kurti gjatë vizitës.

Më tej, ai falënderoi Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe partnerët nga Gjermania, për gjithë angazhimin dhe kontributin e tyre, pasi që siç tha ai është tejet e rëndësishme që nxënësit tanë të cilët punojnë, të jenë të kualifikuar.
Kurti uroi që gjithçka të shkojë mbarë e mirë me testet praktike, në mënyrë që suksesi i këtyre nxënësve të jetë sa më i madh dhe që atë të mund të kyçen në tregun e punës, teksa theksoi se synimi i është që për çdo diplomë të kemi vend pune, por edhe çdo vend pune të jetë me një diplomë shkolle paraprake./Arbresh.info

Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...