Jusuf Musliu dhe Lul Raka janë të vetmit kandidatë që kanë aplikuar deri më tani për rektor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Aplikimi për rektor në UP është hapur më 16 shkurt të këtij muaji, mirëpo deri më tani kanë aplikuar vetëm dy kandidat.
Zyrtarët e rektoratit tregojnë për Gazetën Express se Jusuf Musliu dhe Lul Raka janë të vetmit kandidatë që kanë aplikuar për këtë pozitë.
“Jusuf Musliu dhe Lul Raka janë kandidatët e vetëm që kanë aplikuar për rektor deri më tani”- tha sekretari i UP`së, Esat Kelmendi për Gazetën Express.
Aplikimi është i hapur deri nesër më 01.03.2016.
Sipas planit dinamik, rektori do të zgjedhet të premten, më 4 mars, ndërsa mandati i tij do të fillojë më 15 mars dhe do të përfundojë më 30 shtator 2020.
Rektorin e zgjedh Këshilli Drejtues nga lista e kandidatëve të propozuar nga komisioni profesional prej pesë (5) anëtarëve, të cilin komision e formon Senati.
Këshilli Drejtues ka të drejtë ta refuzojë listën e kandidatëve të propozuar nga komisioni profesional duke e arsyetuar atë.
Rektori i UP-së zgjidhet me shumicën absolute (shumicën e anëtarëve të përgjithshëm) në pajtim me dispozitat e këtij Statuti.
I dënuari me 5 vjet burg në Shqipëri transferohet në Kosovë
Rama: Sazani tokë publike, as kemi ndërmend ta shesim, as e ...
Hargreaves pas vizitës në QKN: Pas certifikimit, është koha ...
Deschamps nuk shqetësohet për Mbappen: Po i ruan golat për K...
Automjeti i vjedhur në Fushë Kosovë gjendet në Mitrovicën Ve...
BE propozon sanksione të reja mbi naftën ruse, ‘flotën...