Sot në oborrin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të bëhet hapja solemne e edicionit të 7-të të Panairit Virtual të Karrierës të organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës.
Në këtë panair marrin pjesë 35 institucione, kompani dhe organizata të cilat ofrojnë për studentët dhe të diplomuarit e UP-së informacione rreth mundësive për punësim, punë praktike, bursa, trajnime, kurse, etj.
Të pranishmëve do t’i drejtohet Rektori i UP-së, Prof. Dr. Marjan Dema, prorektorja për cilësi në Universitetin e Prishtinës prof.dr. Teuta Pustina – Krasniqi, përfaqësuesit e sponsorëve mbështetës dhe disa nga përfaqësuesit e kompanive dhe institucioneve pjesëmarrëse.
Përveç kompanive që ofrojnë vende të punës dhe punë praktike, organizatave që do të ofrojnë informata rreth bursave, kurseve, trajnimeve e shërbimeve tjera, në këtë panair maturantët do të gjejnë informata për programet e studimit të UP-së, për studentët dhe të diplomuarit që duan të aplikojnë për punë ose punë praktike do të jenë në dispozicion shërbimet e këshillimit për përpilimin e CV-së dhe letrës motivuese.
Studentët do të kenë mundësinë të aplikojnë në panair për pozita të lira pune dhe praktikë, ose të informohen për mundësitë e aplikimit online.
Disa nga kompanitë, institucionet dhe organizatat pjesëmarrëse janë: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Administrata Tatimore e Kosovës, Dogana e Kosovës, Meridian, Innovation Centre Kosova ProCredit Bank, Raiffeisen Bank, Educational Centre Kosova, CACTTUS, Melita & Partners, Viva Fresh Store, Qendra e Trajnimeve e KEK-ut, DELOITTE, Business Development Group, Grand Décor, Arbëria Group, SMART Center, BIOPAK-Muratti, FINCA, ASSECO, KAEF, DIMAK, DAAD, PriFilm Fest, Gjirafa.com, Spitali Amerikan, American Advising Centre, Pulse Media, Instituti D4D, Repower-USAID, ICT Media, etj.
Rrafshi Virtual pvk.uni-pr.edu, është një mundësi e re, i cili mundëson që në kohë reale studentët dhe të diplomuarit të marrin informacione për mundësitë që ofron tregu i punës dhe këshilla për edukim dhe orientim në karrierë. Motoja e këtij edicioni është: ‘Komuniko virtualisht, zbulo mundësitë e zhvillimit të karrierës’.
Panairi do të jetë i hapur tri ditë, 23, 24, 25 Maj 2017, dy ditët e fundit të panairit realizohen në rrafshin virtual.
Ky panair mbështetet nga GIZ, Uji i Alpeve, Meridian, Venaria BIOPAK dhe Pulse Media.
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik