Avokati i Popullit i ka propozuar SBASHK’ut dhe Qeverisë një draft marrëveshje për t’i dhënë fund grevës në arsim.
Derisa të dy palët kanë shprehur qëndrimet e tyre për dalje nga kjo situatë, edhe Avokati i Popullit, Naim Qalaj, ka propozuar një draft marrëveshje me disa propozime të cilat ai i sheh si mundësi për dalje nga greva duke marrë për bazë kërkesat e grevistëve dhe Qeverisë.
“Me qëllim që të arrihet marrëveshja, Avokati i Popullit u është drejtuar palëve me një draft marrëveshje në të cilën ka propozuar një zgjidhje të mundshme, si zgjidhje e balancuar mbi bazën e qëndrimeve që palët kanë prezantuar, e njëkohësisht me kujdes janë paraqitur qëndrime që mund të sjellin konsensus.
Avokati i Popullit njofton se edhe më tej do të angazhohet për të përafruar palët në marrëveshje, duke ripërsëritur se është urgjente gjetja e një zgjidhjeje, që do të jetë në interes për të gjithë, e në veçanti për fëmijët”, thuhet në njoftimin e Institucionit të Avokatit të Popullit në Facebook./arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...