Veseli viziton BIK-un: Uroj bajramin tjetër ta kemi xhaminë tek Ura e Ibrit

11:15 | 21 Gusht 2018

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka vizituar kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Veseli është pritur nga Myftiu Naim Tërnava, në organizimin tradicional të BIK-ut.
Ai ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për më shumë paqe dashuri e solidaritet.

Kryeparlamentari gjithashtu ka shprehur edhe një dëshirë për bajramin e ardhshëm.

“Bajramin tjetër, dhashte Zoti, ta kemi xhaminë në Mitrovicë. Duhet të fillojë ndërtimi i xhamisë tek Ura e Ibrit. Unë jam për ndërtimin e objekteve të kultit fetar, që janë tradicionale dhe në vendet ku ka nevojë”./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara