Veseli takon zhongluesin Agim Agushi, i premton përkrahje në të ardhmen

14:14 | 31 Gusht 2019

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është takuar më zhongluesin e mirënjohur Agim Agushi.

Veseli i premtoi atij mbështetje edhe në të ardhmen.

“Kam pasur një takim të këndshëm me zhongluesin e mirënjohur Agim Agushi nga Vitia, i cili muajin e kaluar theu rekordin e katërt Guinness. Në një hapësirë prej 1 metër katror, ai veshi dhe zhveshi maicën 152 herë, për 1 orë, 2 minuta e 56 sekonda, ndërkohë që mbajti topin në ajër duke e goditur me kokë”, ka shkruar Veseli.

“Me mjeshtërinë e tij të rrallë ai ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare duke promovuar kështu njëherazi edhe emrin e Kosovës. Sportistë si Agimi dhe shumë të tjerë të talentuar që i ka Kosova, janë ndër ambasadorët më të mirë të imazhit të vendit tonë. Prandaj do vazhdojmë t’iu japim përkrahje edhe më të madhe në të ardhmen”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara