Veseli e Lushtaku në Ozdrin, në odën e bashkëluftëtarit të UÇK-së

01:29 | 3 Shtator 2019

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me ish-kryetarin e Komunës së Skenderajt Sami Lushtakun, kanë qëndruar sonte në fshatin Ozdrin.

Kjo është bërë e ditur nga Lushtaku përmes një postimi në Facebook.

Lushtaku ka thënë se bashkë me Veselin kanë vizituar familjen e bashkëluftëtarit të tyre, Hashim Halitit.

Postimi i plotë:

Bashkë me kryetarin Kadri Veseli, me bashkëluftëtarë e bashkëpartiakë të tjerë, sante ishim në fshatin Ozdrim, në familjen e bashkëluftëtarit Hashim Haliti. Faleminderit nga zemra të gjitha familjeve gjithandej Kosovës, për mbështetjen dhe besimin e tyre të vazhdueshëm ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara