Dalibor Stanojevic, këshilltar i Partisë demokratike të Serbisë dhe njëri prej organizatorëve të protestës “1 nga 5 milionë” në Knjazhevc është rrahur brutalisht gjatë kremtimit të ditës së komunës nga ana e kryetarit të komunës Milan Djokic bashkë me dy bashkëpunëtorë para disa dëshmitarëve.
Në rrjtetet shoqërore është paraqitur fotografia e Stanojevicit me këmishë të përgjakur dhe me lëndime në fytyrë.
Demokratët serbë kërkojnë “hetim të menjëhershëm dhe procesuim të të gjithë personave, të cilët me grushte dhe forcë të zhveshur e primitivizëm dëshirojnë t’i imponojnë rregullat e sjelljes, të cilat janë në kundërshtim me vlerat e civilizimit, ato njerëzore e demokratike”, raportojn mediat në Serbi
Jakat e përgjakura të atyre që nuk mendojnë njësoj po bëhen karakyteristikë dhe shenjë e dukshme e politikës së regjimit, thuhet me tej në kumtesë.
Në nëntor të vitit të kaluar është rrahur edhe lideri i të majtës serbe Borko Stefanovic, dhe që atëherë në Beograd dhe në qytete tjera të Serbisë po mbahen protesta të opozitës e qytetarëve kundër pushtetit të Aleksandar Vucicit.
Valverde flet fjalë të mëdha për Arda Gulerin
Një tërmet i fuqishëm godet Kilin, sa ishte magnituda
A janë të sigurta rrezet X dentare?
Cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë?
Conceicao: Unë marr përgjegjësinë e plotë për këtë humbje
Time Kadrijaj konfirmon se i ka fituar votat për deputete ed...