Rrahim Pacolli kërkon që të vendosen targa për veturat që hyjnë nga Serbia

23:21 | 17 Dhjetor 2018

Kryesuesi i delegacionit teknik për çështjen e sigurimeve kufitare Rrahim Pacolli për shkak të mos zbatimit të marrëveshjes për lëvizje të lirë të aplikohet reciprocitet.

Pacolli ka kërkuar nga qeveria që të vendosen masa ndaj qytetarëve serbë që hyjnë në Kosovë, duke ndryshuar targat, shkruan arbresh.info.

Të njëjtën gjë kosovarët janë të detyruar ta bëjnë në Serbi, për shkak që kjo e fundit nuk respekton marrëveshjen.

Lexoni shkrimin e tij

Marrëveshja e nënshkruar për lëvizje të lirë mes Kosovës e Serbisë në vitin 2015 nuk po zbatohet.

Qysh atëherë pata bërë thirrje për zbatimin e kësaj marrëveshje.

Por meqë një gjë e tillë nuk po bëhet, i bëj thirrje Qeverisë që të vendosë masa reciproke ndaj qytetarëve serbë. Me këtë nënkuptoj përdorimin e targave për veturat që hyjnë nga Serbia.

Kjo masë duhet të vendoset sikurse taksa 100% deri në njohjen e Kosovës nga Serbia. RrP

Shpërndaje në rrjete sociale