Pasi familjarët e raportun të zhdukur në polici, i riu nga Mitrovica kthehet në shtëpi

14:33 | 20 Shtator 2018

Javën e kaluar një i ri 24-vjeçar nga fshati Trepçë i Mitrovicës, kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer. Familjarët e kishin raportuar të zhdukur në polici ndërsa më pas i riu kishte vendosur që të kthehet në shtëpi.

Një ditë pasi familja e raportoi të zhdukur, 24-vjeçari i është kthyer familjes. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, Avni Zahiti nga policia e Mitrovicës.

“Rasti i raportuar personn i zhdukur në Trepçë, para tre dite, një ditë më pasë është kthyer në shtëpi, nuk diqka të dyshuar”, tha Zahiti.

Ndërkohë, rastet e personave të zhdukur janë shtuar së fundmi. Policia ka thënë se zakonisht vajzat largohen nga shtëpitë e tyre dhe pas disa orësh ose ditësh vendosin t’i kthehen familjes./Express/

Lajmet më të lexuara