Nisin kërkimet për varreza masive në Vushtrri

20:32 | 16 Gusht 2018

Pas incizimit me radar tokësor me dyshimet për varreza masive në fshatin Uglar të Gjilanit dhe në Kishinicë të Graqanicës, një tjetër lokacion sot ka filluar t’i bëhet incizimi me radar, bëhet fjalë për një varrezë masive që po dyshohet të jetë në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.

Sipas disa dëshmitarëve anonimë në këtë lokacion, afër varrezave të fshatit, mund të ketë një varrezë masive të luftës së fundit në Kosovë.

Andaj, kanë nisur incizimet në kërkim të mbetjeve mortore.

Përmes incizimeve të këtij radari tokësor, të siguruar nga Kombet e Bashkuara, të mërkurën janë shënjuar lokacionet e dyshuara.

Por, pala kosovare po vazhdon të ketë probleme, kur bëhet fjalë për lokacionet në Serbi,   raporton KTV.

Ditë më parë, Serbia nuk lejoi që të gërmohej në Jallovishtë të Serbisë, përkundër faktit se pala kosovare i kishte koordinatat nga një dëshmitar .

Prokuroria Speciale tashmë ka lëshuar edhe 6 urdhëresa për 6 lokacione të tjera në Kosovë, të dyshuara si varreza masive.

Incizime përmes radarit tokësor me dyshimet për varreza masive, gjatë këtyre ditëve, janë bërë edhe në tri lokacione në fshatin Uglar dhe një tjetër lokacion ka qenë në Kishnicë të Graqanicës./KTV/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara