Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit dhe Zyra për Transport nga Zvicra, të premten nënshkruan Protokollin Teknik për Lehtësira për qasje në tregun ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave, mes Kosovës dhe Zvicrës.
Firmat u vendosën nga drejtori i Departamentit të Transportit Rrugor në këtë ministri, Xhemë Veseli, dhe kryesuesi i Njësisë për Punë të Jashtme në Zyrën për Transport nga shteti i Zvicrës, Jean-Claude Schneuwly, pas takimeve të dy komisioneve teknike të ekspertëve në fushën përkatëse.
Nënshkrimit të së premtes i ka paraprirë takimi i ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj me delegacionin zviceran, i cili u dha mbështetje komisioneve teknike të Kosovës dhe Zvicrës për vazhdim të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Delegacionet kanë trajtuar temat me interes të përbashkët që dalin nga Marrëveshja Bilaterale që ka Kosova me Zvicrën. Pala zvicerane ofroi përkrahje të pa rezervë sa i përket anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare në sektorin e transportit, në mënyrë që Kosovës t’i ofrohet perspektivë në këtë aspekt.
Inhalim nga kosherja e bletëve- mrekullia e mjekësisë altern...
Tre ushtarë izraelitë të vrarë afër kufirit me Egjiptin
Simeone: Liga e Kampionëve është qëllimi ynë
BE-ja: Zgjedhjet e reja në veri të mbahen sa më shpejt – dës...
Arrestohen dy persona në Pejë, dyshohen për vjedhje
Luizi dhe Kejvina i japin njëri tjetrit nga një unfollow