Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas sulmit brutal që i janë bërë dy të rinjve kosovar në Serbi.
Ai përmes llogarisë së tij në Facebook ka thënë se çlirimi lindi në vitin 1999, posa Kosova u çlirua nga Serbia, prandaj edhe u pagëzua me këtë emër, duke i’u referuar të rrahurit në Serbi.
“Ai dhe shoku i tij, sikurse edhe mijëra të tjerë të rinj nga Kosova, nuk kanë perspektivë në vendin tonë. Atë ua kanë vjedhur pushtetarët tanë të korruptuar e të zhytur thellë në krim”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se për të siguruar një jetesë minimale, ai dhe shoku i tij u detyruan të shkojnë të punojnë në Serbi, aty ku u rrahën brutalisht.
“Qeveria e Kosovës duhet sa më shpejt të reagoj dhe të kërkoj prej shtetit serb që t’i dënojë fashistët serbë që rrahën dy të rinj shqiptarë veç pse janë shqiptarë. E neve na mbetet që të angazhohemi sa më shumë në mënyrë që ta ndërrojmë mentalitetin qeverisës sa më shpejtë dhe t’iu ofrojmë perspektivë jo vetëm të rinjve por të gjithë qytetarëve të vendit”, ka përfunduar Molliqaj./Arbresh.info
Kurti: Investimet në arsim janë prioritet i qeverisë
Zbulohen dy strategjitë e PSG-së për ta mbajtur Mbappen në F...
Krasniqi: Ministria s’ka pranuar njoftim zyrtar lidhur me in...
Policia sekuestron cigare dhe duhan në Gjilan
KQZ: Kemi pranuar e-mail me formularin ku kërkohet shkarkimi...
Berisha flet nga selia e Kuvendit: Protesta popullore masive...