Ministria e Mjedisit sqarohet rreth projektit “Ndërtimi objektit për ruajtjen e përkohshme të mbeturinave të rrezikshme në Kosovë”

21:09 | 7 Qershor 2019

Në emër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ministrit të kësaj ministrie, Fatmir Matoshi, shprehim shqetësimin në lidhje me dështimin e realizimit të projektit për ndërtimin e objekteve për ruajtjen e përkohshme të mbeturinave të rrezikshme në Harilaq të Fushë- Kosovës, si rezultat i refuzimit të komunës pa ndonjë argument.

Më poshtë po sqarojmë për opinionin e gjerë publik si se ka rrjedhur ky proces që nga fillimi e deri në tërheqjen e donatorit.

Në Republikën e Kosovës gjenerohen shumë mbeturina të cilat për nga karakteristikat e tyre konsiderohen të rrezikshme dhe të cilat në shumicën e rasteve janë të vendosura dhe të hedhura në vende jo të përshtatshme, kështu që këto mbeturina dhe materietë rrezikshme, në gjendjen në të cilën gjenden tani, paraqesin një kërcënim të përhershëm për kontaminimin e tokës, ujit dhe ajrit, gjithashtu paraqesin rrezik edhe për shëndetin e njeriut me pasoja afatgjate.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) në kuadër të Strategjisë se Republikës së Kosovës për Menaxhimin e Mbeturinave 2013-2022, ka planifikuar ngritjen e projektit –“Ndërtimin e objektit për ruajtjen e përkohshme të mbeturinave të rrezikshme në Kosovë”. Për këtë projekt ështëmarrë përkrahja e Programit IPA 2015. Aktivitetet për krijimin e parakushteve për realizimin e projektit në fjalë janë bërë sëbashku me MZHE dhe nën mbështetjen e Komisionit Evropian.

Me programin e IPA 2015, ishin siguruar 12 milion euro për zhvillimin e këtij projekti që do të shërbejnë për magazinimin e mbeturinave të rrezikshme nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Zhvillimi i projektit ishte i varur nga përcaktimi i lokacionit, icili me parë ishte përcaktuar në zonën kadastrale të Harilaqit – komuna e Drenasit, por lokacioni i përcaktuar dhe i lejuar nga Qeveria e Kosovës që në vitin 2009, tani për tani nuk do të mund të shfrytëzohej për qëllimin e këtij projekti, pasi qësipërfaqja e konsideruar e lokacionit është e pa pastruar nga mjetet shpërthyese dhe mund të paraqes rrezik për jetën e njeriut.

Nga sekretari i MMPH është emëruar një Komision ndërinstitucional për hulumtimin, përzgjedhjen dhe propozimin e një lokacioni që do të ishte më i përshtatshëm për qëllimin e lartëcekur. Komisioni ka dal në teren dhe ka propozuar që njëri nga lokacionet e mundshme për “Ndërtimin e objektit për ruajtjen e përkohshme të mbeturinave të rrezikshme”, mund tëshfrytëzohen parcelat me ID të njësisë kadastrale P-72514003-00022-16; P-72514003-00022-17; P-72514003-00022-18; P-72514003-00022-19, që ishte në pronësin e Agjensisë Pyjore të Kosovës, në zonën kadastrale Harilaq në komunën e Fushë Kosovës ( ne afersi te lokacionit te meparshem).

MMPH-së ka bërë kërkesë në Qeverinë e Republikës së Kosovë, e cila ka lëshuar Vendimin Nr. 11/49, datë 29. 05.2018 për caktimin e lokacionit për ,,Ndërtimin e objektit për ruajtjen e përkohshme të mbeturinave të rrezikshme” në Kosovë.

Nga zyra e Komisionit Evropian në Kosovë për këtë projekt kishin filluar aktivitetet. Ishtë kontraktuar Kompania ,,GEOKOS”, për të bërë hulumtimet gjeoteknike të lokacionit.

Derisa zhvilloheshin shpimet gjatë hulumtimit, Inspektorati i komunës së Fushë Kosovës, ka ndërprerë punët e kompanisë që bënte hulumtimet.

MMPH menjeherë ka kontaktuar Kryetarin e komunës së FushëKosovës, të cilit i është sqaruar qëllimi dhe rëndësia e projektit, dhe i është thënë se pas shqyrtimit gjeoteknik do të pasojë edhe Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis për projektin.

Personat kompetent nga MMPH ishin pjesëmarrës në asamblenëkomunale të Fushë Kosovës, me qëllim për të i’u sqaruar rëndësinë e Projektit.

Megjithatë, asambleja Komunale mori vendim që mos tëzbatohet Vendimi i Qeverisë për shfrytzimin e lokacionit. Ky vendim ende nuk është dërguar në Ministrinë e Administrimit tëpushtetit Lokal, gjithashtu, këtë vendim edhe MMPH nuk e posedon.

Ndërkohë, gjatë takimeve, me propozimin e Kryetarit tëKomunës, zyrtar të MMPH-së dhe përfaqësues të Zyrës sëKomisionit Evropian në Kosovë, kanë vizituar edhe ca vende në afërsi të lokacionit aktual, megjithatë është konstatuar se lokacioni i përzgjedhur dhe i lejuar me Vendim nga Qeveria e Kosovës është njëri ndër lokacionet më të përshtatshme që do tëplotësonte kushtet në tërësi.

Më 21.11. 2018, MMPH e ka lëshuar Autorizimin mjedisor për vazhdimin e punëve nga kompania Geokos- Prishtinë, në hulumtimet gjeoteknike të lokacionit, dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve të tjera për projektin.

Më 07.03.2019 ne udhëheqjen e Ministrit të MMPH . z. Matoshi dhe përfaqësuesve nga Zyra e Komisionit Evropian nëKosovë, si dhe kryetarit të komunës së Fushë Kosovës ështëmbajtur takim ku është diskutuar lidhur me lokacionin e përcaktuar për ndërtimin e objekteve për ruajtjen e përkohshme të mbeturinave të rrezikshme në Kosovë.

Takimi në asamblenë e Komunës se F. Kosovës ështe mbajtur me 10.04.2019, ku është prezantuar projekti si dhe efektet e mundshme në shëndetin e qytetarëvë dhe në mjedis.

Vlen të përmendim që nga Komuna e Fushë- Kosovës nuk ështëprezantuar asnjë argument i qëndrueshëm për ndonjë ndikim negativ që mund të këtë ky projekt.

Në fakt situata e tanishme është shqetësuese, këto mbeturina tërrezikshme i kemi në vende të ndryshme të pa trajtuara dhe ne vende që mund të paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë tek qytetarët.

Po ashtu vlen të theksojmë që vendi ku është paraparë ndërtimi i objekteve, momentalisht është i degraduar dhe i mbushur me mbeturina.

Pavarësisht garancisë që kanë ofruar zyrtarët e MMPH-së dhe ata të komisionit evropian që ky projekt nuk ka vend për shqetësime, komuna e Fushë-Kosovës ka vazhduar kundërshtimin ndaj këtij projekti.

Marrë parasysh këtë situatë dhe kundërshtimin e kryetarit të komunës pa asnjë argument, komisioni evropian ka tërhequr fondet dhe projekti ka dështuar.

MMPH me këtë rast vlerëson përkrahjen, punën dhe përkushtimin e lartë të komisionit evropian për të na ndihmuar në eliminimin e një prej problemeve që paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe shpreh keqardhje për refuzimin e Komunës së Fushë-Kosovës për realizimin e këtij projekti.

MMPH siç e dini është duke përkrahur mjaft shumë komunat nërealizimin e projekteve mjedisore duke përfshirë edhe komunën e Fushë-Kosovës, ndaj një refuzim i tillë, për një projekt tëkëtillë që nuk paraqet rrezik për qytetaret është i papranueshëm dhe ndikon negativisht edhe në raport me donatorët tonë, e ne veçanti me donatorin në fjalë.

MMPH është duke punuar në kontinuitet për trajtimin e duhur të mbeturinave ne nivel nacional dhe këtë angazhim do ta vazhdojmë dhe me tej pavarësisht këtij rasti, duke përfshirë edhe mbeturinat e rrezikshme për të cilat sigurisht që do të gjejmë një zgjidhje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara