Mediat serbe: Vuçiq niset për në Banjë, mirëpo ndalohet nga Policia e Kosovës

10:32 | 9 Shtator 2018

Megjithë vendimin e Qeverisë së Kosovës për anulimin e vizitës së Vuçiqit në zonën e Drenicës, siç duket presidenti serb përsëri është nisur për ta vizituar fshatin Banjë të Skënderajt.

Megjithatë, siç raporton “Telegrafi” serb, Policia e Kosovës e ka ndaluar Vuçiqin në rrugën Zubin Potok- Banjë ku e kanë udhëzuar që mos të vazhdojë udhëtimin për shkaqe sigurie, transmeton lajmi.net.

Sipas këtyre raportimeve, tanimë është duke u zhilluar një debat mes Policisë së Kosovës dhe presidentit serb.

E në anën tjetër, protestuesit kanë vënë barrikada në rrugë për të bllokuar çdo rrugë që dërgon në fshatin Banjë./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara