Haradinaj: Shkalla e papunësisë në Kosovë është ulur në 26.9 %

16:11 | 20 Qershor 2019

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se në bazë të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e papunësisë në Kosovë, është ulur në 26.9 %, për periudhën Janar – Mars 2019 në krahasim me periudhën Tetor – Dhjetor 2018 që ishte 31.6%, përcjellë arbresh.info.

Ai më tutje ka shtuar se ulja e papunësisë ka ndodhur në grup moshat 15-54 vjeçare. Nga 57.3 % të të papunëve nga kjo grup moshë, tremujori i parë i 2019-tës, tregon një ulje për 7%, konkretisht 50.6 për qind.

Për më tepër Haradinaj ka thënë se do të vazhdojnë angazhimin e tyre, për të fuqizuar zhvillimin ekonomik të vendit.

Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e papunësisë në Kosovë, është ulur në 26.9…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Jeudi 20 juin 2019

Lajmet më të lexuara