Deputeti Pacolli homazhe tek lapidari i Basri Canollit

16:16 | 18 Qershor 2019

Në 20-vjetorin e rënies së dëshmorit Basri Canolli është mbajtur një tubim përkujtimor për veprën e tij.

Të pranishëm ishin shumë personalitete, në mesin e të cilëve edhe deputeti Islam Pacolli, shkruan arbresh.info.

Pacolli ka thënë se dhimbja për ‘Shpendin’ është krenari, sepse luftoi për çlirimin e Kosovës nga kthetrat e okupatorit serb.

Më poshtë keni të plotë shkrimin e tij

Sot kisha nderin që me rastin e 20 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Basri Canolli-Shpendi, së bashku me shumë personalitete publike të marr pjesë në tubimin përkujtimor në shenjë mirënjohje dhe respekti të veprës së tij dhe të bëjë homazhe te lapidari i tij.

Dhimbja qe e ndjejmë për te është edhe krenari sepse ai luftoi për çlirimin e Kosovës nga kthetrat e okupatorit serb.

Dëshmorin Basri Canollin, do ta kujtojmë përjetë ne dhe brezat që do të vijnë pas.Ai dhe dëshmorët tjerë të rënë për lirinë të cilën ne sot e gëzojmë do të mbeten gjithmonë të pavdekshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara