Zëvendësministri në ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka thënë se në asnjë rrethanë Kosova dhe institucionet e saj të sigurisë, dukë përfshirë edhe FSK-në, nuk paraqesin kërcënim.
Madje ai ka shtuar se rajoni do të përfitojë nga tranzicioni i FSK-së pasi që ajo është multi-etnike, profesionale, kredibile dhe me diversitet të madh etnik.
“Asnjëherë dhe në asnjë rrethanë, Kosova dhe institucionet e saj të sigurisë, përfshirë këtu FSK-në, nuk janë kërcënim. Përkundrazi, ato janë multi-etnike, profesionale, kredibile dhe me diversitet më të madh etnik se popullata të cilës i shërbejnë. Këto institucione janë të trajnuara në standardet më të larta demokratike. Rajoni do të përfitojë nga transicioni i FSK-së. Kosova kontribuon aktivisht në sigurinë rajonale dhe do ta rris kontributin. Rusia po përdorë propagandë krejtësisht mashtruese kundër Kosovës, ndërsa Serbisë po i merr qindra miliona euro nga buxheti duke i shitur armatim përmes aferave të mëdha të korrupsionit”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e tij të Facebook-ut./arbresh.info/
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit