Aplikacion për të gjetur më lehtë produktet vendore gjatë blerjes

17:13 | 17 Dhjetor 2018 | Ardite Shkodra

Është prezantuar aplikacioni më i ri i quajtur “Vendore” .

Aplikacioni mund të shkarkohet në IOS dhe Android.

Sipas themeluesve, ky aplikacion ndihmon qytetarët në zëvendësimin dhe gjeten e produkteve vendore.

Aplikacioni “Vendore” përpos që ndihmon qytetarët gjithashtu ndihmon edhe prodhuesit vendor pasi që në aplikacion ekziston edhe mundësia e vlerësimit të produkteve, gjest ky i cili mund të çoj edhe në përmirësimin e cilësisë së produkteve vendore.

Kosova i ka vendosur taksë prej 100 për qind produkteve serbe tashmë prej një muaji që ka bërë që produktet vendore të kërkohen më shumë./ A.Shkodra/Arbresh.info/

Për ta shkarkuar këtë aplikacioni klikoni KËTU

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara