Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se pjesë e tyre është bërë edhe Pranvera Ejupi-Hajzeraj, përfaqësuese e Kosovës në Komitetin Zhvillimor të Federatës Europiane të Atletikës me seli në Llozanë të Zvicrës.
“AAK është hapësirë ideale ku vijnë në shprehje të gjithë ata që kanë ide të reja, energji dhe vlera. Kënaqësi ta mirëpres në familjen e madhe të AAK-së, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, përfaqësuese e Kosovës në Komitetin Zhvillimor të Federatës Europiane të Atletikës me seli në Llozanë të Zvicrës, me përvojë mbi 9 vjeçare si koordinatore në GIZ në mbështetje të institucioneve vendore në reformën juridike dhe të administratës publike”.
“Përvoja e Pranverës, e cila ka karrierë sportive shumëvjeçare dhe kualifikim të lartë arsimor në Gjermani e Kosovë, do të jetë vlerë e shtuar në rrugëtimin tonë të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Lajçak: Vendimi i Prishtinës ndryshoi temat, nuk duhet të le...
Kurti e Konjufca bëjnë bën homazhe pranë arkivolit të regjis...
Tiranë: Rrahu gruan, tentoi të vetëvritej dhe sot u arrestua
Shkon në 53 numri i viktimave në incidentin e trafikimit në ...
Akil Gjakova ende ka një mundësi për medaljen e bronztë
Kadrijaj i dërgon ministrit Murati çipsa në seancë në formë ...